Të dielën që shkoi Ada e humbi ndeshjen e rradhës, atë të luajtur në Gramsh, në shifrat 0-3 ndaj vendasve. Në kampin velipojak kjo humbje është analizuar tashmë, janë nxjerrë të metat dhe njëkohësisht po merren masat për një kthesë. Madje që në ndeshjen e kësaj jave, atë ndaj Tërbunit kryesues.

Duke folur në lidhje me këtë takim, një nga drejtuesit e lartë të kësaj skuadre, Ylvi Rroji ështës shprehur: “Ada po punon shumë të ruajë qetësië dhe ta marrë me shumë seriozitet ndeshjen me Tërbunin.

Unë besoj te këto djem që punojnë me përkushtim, duke derdhur djersë dhe integritetin ekipi nuk e negocion. Vlerat i vë në funksion të frymës së grupit për ta udhëhequr drejt fitores.

Ekipi i Adës po përgatitet që të zhvillojë një lojë dinjitoze me ekipin e Tërbunit për të marrë një trepikësh të vlefshëm në fushën e saj që vlen për t’u afruar me vendet e para. Ekipi i Adës është një ekip që ka frymë grupi dhe e udhëheq vetëdisiplina.

Ekipi i Adès stèrvitet me grupin e plote. Kjo javë intensive në stërvitje ka patur interes dhe nga sportdashësit velipojakë të cilët kërkojnë që ekipi i tij të përfaqësohet me dinjitet”.

Me këtë rast Rroji kërkon nga dashamirësit e Adës ta mbështesin ekipin e tyre për ta kurorëzuar me fitore këtë ndeshje e të renditet në tre vendet më të mira të kategorisë së dytë për grupin A.
© shkodrasport.com