Kampionët e Rumanisë, CFR Kluzh, janë një hap transferimit të Armando Vajushit. Siç raporton “tuttomercatoweb”, ekipi rumun po kërkon që ta marrë në ekip mesfushorin shkodran me tipare sulmuese.

Mesfushori me tipare ofensive është momentalisht pa ekip, dhe mund të firmosë nëse kalon testet fizike.

Pas rënies së Pro Verçelit në Serinë C italiane, ai ndërpreu marrëveshjen me klubin italian. Por, janë mediat rumune të cilat nuk duken aspak optimiste për këtë transferim që pritet të bëjë një ekip i madh si Kluzhi në Rumani.

Në dy sezonet e fundit, Vajushi ka shënuar vetëm 3 gola, dhe ky fakt nuk i jep aspak shpresë se shkodrani mund të jetë një lëvizje cilësore për Kluzhin.

Por nga ana tjeter, mbase ky eshte momenti per rikthimin e Vajushit qe jemi mesuar te shohim vite me pare. Dhe pas Vllaznise, shkelqimi i tij i madh ishte tek Liteks ne Bullgari, para se te transferohej ne Itali.