Samuel Nikaj prej pese muajsh po drejton ekipin e Vushtrrise dhe pavaresisht ndonje oshilacioni, skuadra duket brenda objektivit per t’u rikthyer ne Superlige.

Ndonese do te duhet edhe shume kohe deri ne fund, trajneri shkodran ka shume besim ne arritjen e ketij pikesynimi.

Ne nje prononcim te dhene per mediat, Nikaj eshte shprehur: “Të them të drejtën, Vushtrria është një ekip me traditë në Kosovë, pavarësisht se aktualisht garon në Ligën e Parë. Vushtrria para 4 sezonesh ka qenë kampion i Kosovës, por një vit më pas ra nga kategoria nga problemet financiare.

Në 2 vitet e fundit kanë dështuar të ngjiten në Superligë dhe këtë vit besoj se do t’ia dalim. Në këtë klub presioni është i madh për rezultat, por tashmë kam një përvojë që më bën të jem i qetë në punën time, pasi kam edhe mbështetjen e plotë të kryesisë dhe të stafit. Lojtarët më ndjekin në filozofinë time dhe këto ndeshjet e fundit kanë shfaqur një paraqitje të mirë”.

Nikaj nderkohe ka bere edhe nje krahasim ne mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar duke deklaruar: “Ka shumë ndryshim, të them të drejtën, edhe Superliga e jo më Liga e Parë. Në Shqipëri ka më shumë taktikë dhe lojtarët janë profesionistë, luajnë për para, iu ka humbur pak dashuria për klubin nënë.

Ndërsa në Kosovë angazhimi i lojtarëve është maksimal, sakrifikojnë për klubet e tyre. Rasti konkret ka ndodhur te Vushtrria. Janë rikthyer dy legjenda të klubit, si Labinot Osmani e Ilir Izmaku, të cilët pa problem mund të luajnë në ekipet kryesuese të Superligës, por dashuria për klubin i ka bërë të rikthehen tek ekipi mëmë”.