Është mbyllur pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Real Madridin, me avantazhin e mbretërve prej 1-0.Mbretërit arritën që të shënonin që në start të ndeshjes, kur kishin rastin e parë të mirë.

Rodrygo u gjend bukur në zonë dhe pas dy goditjeve arriti të gjejë rrjetën për 1-0.Qytetarët u kundërpërgjigj me një rast te Erling Haaland, por gjuajtja e tij me kokë gjeti shtyllën.

Në minutën e 19-të, ishte radha e Bernardo Silvas, por gjuajtja e tij shkoi jashtë. Kevin de Bryne në minutën e 27-të gjuajti fuqishëm nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga Andriy Lunin.

Një pjesë e parë shumë e bukur, por me dominim të fuqishëm të Man Cityt, pasi natyrisht, janë në ndjekje të rezultatit. /Telegrafi/