Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes Vllaznia- Teuta, nje pjese kjo qe ka zgjatur 55 minuta per shkak te dy nderprerjeve te lojes si rrjedhoje e fikjes se projektoreve. Nje pjese kjo e cila ka prodhuar raste per te dy ekipet por jo gola.

Ndeshja në fakt është ndërprerë dy herë për shkak të kolpove të tensionit, çka ka sjellë edhe reduktim të ndriçimit në stadium për pak minuta. Ka ndodhur fillimisht në minutën e 16-të dhe më pas në të 30-tën. Per rrjedhoje nuk kane munguar as thirrjet “Rama Ik” te tifozeve shkodranePor gjithçka është normalizuar pas 5-6 minutash në të dy rastet dhe kjo ka bërë që arbitri Ferataj të akordojë plot

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me formacionin e paralajmeruar por me ndryshime ne vendosje. Keshtu Gurishta i ka lene vendin Gligoron ne krahun e djathte te mbrojtjes dhe vete ka kaluar ne mesfushe perkrah Krymit e Ramadanit. Sakaq, Marku eshte rikthyer serish te luaje ne rolin e mbrojtesit te majte.

Minutat e para te ndeshjes nuk kane shume histori megjithate shihet qe edhe Teuta do te luaje nje futboll sulmues duke treguar se asaj i intereson fitorja e ketij takimi, megjithate mungojne rastet per te.

Nga ana tjeter, ne minuten e 12-te pas nje krosi te Likes nga e djathta, Krymi ka gjuajtur tokazi por ka pritur portieri Frasheri. Ky eshte rasti me i paster per Vllaznine ne keto minutat e deritanishme.

Ndërkohë edhe Teuta nuk qëndron pas dhe fillimisht me anë të Vecajt e më pas me Nikaç tentojnë të rrezikojnë portën e Vllaznisë duke e vënë seriozisht në vështirësi atë.

VLLAZNIA- TEUTA 0-0

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika, Sinho, Maranhao.Trajner: Safet Osja

TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi

GJYQTARË: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj