Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Luftetarit, ndeshje qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” por pa praninen e tifozeve per shkak te denimit te fushes se Vllaznise.
Kuqeblute e nisen ne sulm ndeshjen megjithate i munguan rastet e pastra ne porten e gjirokastriteve.
Ne minuten e 19-te nderkohe pas nje goditje denimi, topi i gjuajtur nga kapiteni Lika ka kaluar ngjitur me shtyllen e djathte pingule te portes gjirokastrite.
Ne minuten e 40-te pas nje goditje denimi, Malota godet me koke por pret portieri Paiteris. Ne minuten e 43-te nje rast i arte i paraqitet mbrojtesit tjeter Shehi por reagon portieri mik. Topi kthehet ne loje dhe aty Zogaj godet me koke dhe kete here ai perplaset ne traverse por jo ne rrjete.
Vllaznia- Luftetari 0-0
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor, Kruja, Emerson, Lika, Shtubina, Zogaj. Trajner. Mirsad Jonuz
Luftëtari: Paiteris, Lala, Demo, Isufi, Dushkaj, Prikas, Açka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj. Trajner. Jorgos Marantas
Arbiter: Laver Alla (Lushnje)







