Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes që po luhet në Velipojë në mes ekipeve të Adës dhe Vllaznia B e vlefshme për javën e tetë të kampionatit të kategorisë së dytë. Në fund të pjesës së parë është fiksuar një rezultat ndoshta befasues megjithatë ky është realiteti.

Ada ka arritur ta mbyllë atë me avantazhin 2-1. Shumëkush mund të ketë menduar për një fitore të ekipit kuqeblu. Në minutën e 7-të është akorduar një 11-metërsh për velipojakët dhe nga pika e bardhë Arbjas Hasanaj ka qenë i saktë duke shënuar.

Por ky avantazh ka zgjatur vetëm katër minuta sepse Shaba do të barazonte shifrat për Vllaznia B. Megjithatë e njëjta situatë përsëritet edhe njëherë sepse në minutën e 17-të do të ketë një tjetër 11-metërsh dhe përsëri Hasanaj është i saktë duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke bërë që Ada ta mbyllë në avantazh pjesën e parë.

Në të dytën me siguri që do të ketë të tjerë gola sepse nga mënyra si po luhet, të dyja skuadrat do të tentojnë sërish.
© shkodrasport.com