Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Laçit, e cila po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se 19-te te Kategorise Superiore.

Nje 45 minutesh pa shume raste shenimi megjithese te dy ekipet jane perpjekur por nuk ia kane dale dot te dergojne topin ne rrjetat e portave respektive.

Ne minuten e 22-te Greca gjuan fort me te majte nga nje pozicion diagonal duke rrezikuar seriozisht porten e Sherrit megjithate topi perfundon jashte.

Edhe Vllaznia mundohet te krijoje raste megjithate nuk eshte shume e qarte ne zonen kundershtare, edhe per faktin se Laçi mbrohet shume mire dhe mundohet t’i mbaje sa me larg sulmuesit vendas.

Ne minuten e 39-te Nwabueze ka nje mundesi te mire per te rrezikuar por gjuan keq duke shperdoruar nje mundesi te mire shenimi ne porten shkodrane. Edhe ne ndonje moment tjeter miqte mundohen te shfrytezojne kundersulmin e shpejte por ne kete pjese nuk ia kane dale.

VLLAZNIA- LAÇI 0-0

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov.
Trajner: Mirsad Jonuz

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu