Kastrioti ka mundur Kukësin në fushën e këtij të fundit me një sukses dramatik, të vendosur nga një gol në minutën e 90.

Në një ndeshje shumë të luftuar, gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht ishin vendasit të cilët shënuan me Zivkoviç dhe u duk se morën frenat e lojës në dorë.

Por barazimi i miqve me Prenkoçeviç bëri që verilindorët të linin hapësira të rrezikshme mbrapa për sulmet e ekipit mik. Nga një i tillë në minutën e 90, erdhi goli i Mehmetit me një goditje spektakolare nga jashtë zonës që përmbysi shifrat dhe i dha Kastriotit një fitore shumë të rëndësishme jashtë fushe.

Ndërkohë, zhytet në krizë që në start skuadra e Kukësit e cila për të dytën ndeshje radhazi sheh t’i ikin nga duart pikë të rëndësishme.

KUKËSI 1-2 KASTRIOTI

61′ Zivkoviç / 69′ Prenkoçeviç, 90′ Mehmeti