Reja nuk duhet të ndihet aspak i qetë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Elseid Hysaj, Marash Kumbulla dhe Gjimshiti janë dëmtuar në Serinë A.

Nëse për mbrojtësin shkodran pritet rikthimi, për dy lojtarët e tjerë mund të themi se e kanë humbur mundësinë për të luajtur me Shqipërinë kundër Israelit dhe Islandës.

E njëjta situatë paraqitet edhe te Rei Manaj, që së bashku me Xhakomo Vrionin, vazhdojnë të plotësojnë listën e lojtarëve të dëmtuar. Trajneri i Watford, Edwards, është shprehur se Manaj ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë për jo pak kohë.

“Duket si një tërheqje që do të mbajë jashtë për një periudhë kohore afatmesme. Jam shumë i keqardhur për të. Në fillim duhet të bëj një skander dhe më pas duhet të shohim mënyrën sesi do ta rikthejmë në fushë për ta trajtuar”, u shpreh Edwards.