Vllaznia kërkon titullin kampion në këtë sezon, teksa që pas ardhjes së Xhaferit në krye, shkodranët janë tjetërsuar. Tashmë llogaritë nuk bëhen më për fundin e tabelës, por ashtu siç u ka hije, për vendet e para.

Ndeshja ndaj Tiranës u fitua dje në shifrat 1-2, për t’i mundur bardheblutë pas shumë kohësh. Një përballja ku dukej qartësisht se Vllaznia kishte edhe fatin me vete për të dalë me tre pikët nga kryeqyteti.

Për t’u veçuar ishte sulmuesi Kaina që arriti i vetëm të thyente kampionët e Superiores. Një penallti e fituar dhe e nxjerrë nga hiçi, duke ndëshkuar me karton të kuq edhe Zhivanaj.

Më pas erdhi goli nga goditja e këndit për t’i dhënë “knock-out” i vetëm Tiranës. Shumë punë e bërë dhe shpresë te ky lojtar që mund ta afrojë Vllazninë me objektivin e saj.