Kalimi i grupit dhe kualifikimi në “play-off”-in e Ligës D nga Kosova dhe Maqedonia, bëri që rezultatet e dy ekipeve të sjellin në gjysmëfinale një derbi ballkanik.

Maqedoni-Kosovë nuk pritet të jetë ndeshje pa tensione, shkaku i marrëdhënieve mes tifozëve shqiptarë dhe atyre maqedonas, përcjellë Gazeta Olle.

Përtej tifo-skenës së atjeshme, ku shpesh herë kemi konflikte mes Ballistëve e Shvercerëve me tifogrupet e atjeshme, edhe grupet vendore në Kosovë kanë shfaqur shpesh herë doza urrejtje për shtetin fqinj.

“Olle” ua sjellë dy mesazhe të Plisave dhe Intelektualëve, por që s’kanë qenë të vetmet.

“Bullgarë nga Zoti, maqedonas nga Tito”, ishte mesazhi i Plisave në një ndeshje të skuadrës basketbollistike të Prishtinës në Pallatim e Rinisë dhe Sportit në kreyqytet para shumë vitesh.

Mesazhi thumbues përcjellej me flamura kombëtar.

E një goditje drejt maqedonasve erdhi edhe nga Intelektualët, që po ashtu zgjodhën origjinën maqedonase për t’i thumbuar komshinjtë.

“Babën sllav, nanën bullgare: Çka je ti”, shkruhej aty.

Edhe shumica e tifo-grupeve vendore kanë thumbuar në mënyra të ndryshme maqedonasit, zakonisht duke i djegur flamuj maqedonas pas zhvillimeve të ndryshme në rajon.

Mbetet të shihet nëse UEFA do ta cilësojë këtë ndeshje si të rrezikshme.

Maqedoni-Kosovë zhvillohet në mars të vitit 2020.

Në Shkup apo në Strumnicë? Vendimi iu takon maqedonasve.