Pavarësisht zërave për një lëvizje të mundshme në Atletico Madrid , Cristiano Ronaldo është ende një futbollist i Manchester United.

Edhe pse ai mund të mos ketë udhëtuar me ekipin e drejtuar nga Erik ten Hag , Djajtë e Kuq po llogarisin që ylli portugez të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës deri në kohën kur ai luan ndeshjen e tij të parë në Premier League kundër Brighton më 7 gusht.

Kështu është shprehur trajneri holandez në një konferencë për shtyp në Melburn. Përveç kësaj, Ten Hag foli për mundësinë e ekzekutimit të një klauzole që do të rinovonte kontratën e Ronaldos deri në vitin 2024 .

Cristiano ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, a do të jetë e vështirë për ta akomoduar atë nëse ai qëndron këtë verë duke e ditur se do ta bëjë këtë vetëm për një vit?

“Jam i informuar mirë, ka edhe opsion që kontrata e tij të zgjatet deri në vitin 2024,” është shprehur Ten Hag.