Veleçiku po behet gati te startoje pergatitjet per sezonin e ri futbollistik, por detyra e stafit teknik nuk do te jete e lehte. Trajnerit Dritan Smajli do t’i duhet te gjeje disa lojtare per te plotesuar skuadren e cila ka patur disa largime se fundmi.

I pari qe u largua ishte mesfushori Suad Bega i cili ka qene nje nga pikat me te rendesishme te koplikasve ne dy sezonet e fundit. Ai siç kemi bere te ditur, tashme ka firmosur me ekipin e Laberise.

Por Bega nuk eshte i vetmi qe eshte larguar nga kjo skuader. Ditet e fundit prej saj eshte larguar edhe mbrojteis i djathte Arsen Elbasani. 20 vjeçari ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te kesaj skuadre ne sezonin e kaluar.

Tashme ai ka dale ne stervitje me ekipin Vllaznia U21 duke u vene ne dispozicion te trajnerit Plori. Per momentin duket i fokusuar tek kjo skuader, megjithate do te jene ditet ne vazhdim qe do te zbardhin me shume gjera ne lidhje me te.

Nese do te largohej perfundimisht nga Veleçiku, do te krijonte nje grope jo te vogel sepse me lojen e tij ne kete krah sezonin e kaluar, krijoi profilin e nje futbollisti te rendesishem dhe te rendesishem edhe per stafin teknik./SHKODRA-SPORT.COM/