Paraqitjet e mira te sulmuesit shkodran Kevin Dodaj ne kampionatin e Superiores U-17 me Vllaznine vijojne serish. Ai ka shenuar rregullisht ne te gjitha ndeshjet, madje edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Shkendijes ne fitoren 3-7, duke ndihmuar ekipin e tij.

Dodaj ka arritur te shenoje deri tani 23 gola ne 27 ndeshje te luajtura dhe me nje numer te tille golash kryeson edhe renditjen e golashenuesve me te mire te ketij kampionati për grupin A.

I lindur ne Puke, Dodaj ka zgjedhur Shkodren per t’u formuar si futbollist, teksa deri me tani ka bere mire, megjithate ka ende shume pune ne te ardhmen e tij.

Ne fakt, Dodajt gjate ndeshjes, i pelqejne paksa edhe aventurat, teksa nje gje te tille e kemi pare edhe ne shenimin e nje goli nga ana e tij

Nje paraqitje e tille e 16-vjeçarit, qe ka luajtur fillimisht me Akademine Atletik Club, para se te kalonte tek Vllaznia, ka bere qe drejtuesit e klubit shkodran, te hedhin syte edhe nga ai per te ardhmen.

Megjithate, me pas ne vazhdim, do te vendoset se çfare do te behet me Kevin Dodaj, nje futbollist momentalisht premtues per te ardhmen.

Maringlen ZHIVANI