Vllaznia mbylli dje diten e fundit te pergatitjeve per perballjen e parafundit te ketij sezoni. Kjo ndeshje ndaj Egnatias do te jete e fundit kete kampionat ne Shkoder dhe natyrisht pritet qe skuadra ta mbylle me kembe te mbare.

Per kete duket se po mendon edhe trajneri i ri Mirel Josa. Nga sa u shikua ne diten e fundit te pergatitjeve per perballjen me rrogozhinasit, trajneri Josa mesohet se do t’u besoje pikerisht lojtareve, qe kane qene titullar edhe me pare.

Kapiteni Gurishta dhe sulmuesi maqedonas Gjurgjeviç jane te vetmit, qe nuk do te jene te gatshem per kete sfide. Nisur nga kjo, trajneri Josa edhe per takimin ndaj Egnatias, do t’i besoje formacionit qe ka startuar ne shumicen e ndeshjeve te ketij sezoni.

Keshtu, ne porte do te jete Zogoviç. Ne mbrojtje, katershja e perbere nga Kruja nga e djathta, Adili dhe Bulatoviç ne qender dhe nga e majta Hakaj.

Ne mesin e fushes para mbrojtjes, pritet qe te jete dyshja Jonuzi dhe Krymi. Pas Aralices ne maje te sulmit qe pritet ta nise kete ndeshje si titullar, pritet qe te jene Da Silva nga e djathta dhe Latifi nga e majta, teksa Heriç do te pozicionohet pas sulmuesit kroat.

Megjithate, deri ne fillimin e ndeshjes, Josa mund te kete ne mendjen e tij ndonje levizje tjeter.

Maringlen ZHIVANI