Stadiumi “San Siro” do të mbyllet përkohësisht për ndeshjet e futbollit për shkak të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Ndeshja e sotme e Interit ndaj Pizës shënon takimin e fundit në këtë impiant përpara ceremonisë hapëse të 6 shkurtit.Si pasojë, si Interi ashtu edhe Milani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre si pritës në stadiume alternative ose në transfertë për rreth një muaj.
Interi do të luajë ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Torinos në Monza, ndërsa rikthimi në “Meazza” është parashikuar për sfidën kundër Juventusit më 15 shkurt.
Ndërkohë, Milani pritet të rikthehet në shtëpi në fundjavën e 22 shkurtit përballë Parmës. Kalendari i javëve në vijim mbetet i kushtëzuar edhe nga ecuria e klubeve në kompeticionet evropiane.


