Merkatoja është mbyllur tashmë, por Partizani nuk i ka zgjidhur të gjitha telashet në lidhje me organikën e vet. Prej muajsh në kampin e kuq “zien” çështja e dy senegalezëve, Sembene dhe Maget.
Mbrojtësi dhe mesfushori nuk janë të kënaqur me minutat që i janë dhënë, por jo vetëm.
Ata kanë kontratë deri në verën e vitit 2025, por kërkojnë të dalin lojtarë të lirë.
Partizani kundërshton dhe dy lojtarët stërviten prej javësh sipas mënyrës së tyre, pa impenjimin më të vogël, në mënyrë shpërfillëse, me synimin që drejtuesit të ndërrojnë mendje.
Megjithëse i paguajnë, i akomodojnë dhe i ushqejnë më kot, drejtuesve nuk u dhemb ky shpenzim dhe kanë vendosur të mos i lejojnë të shkojnë të lirë. Ata do të largoheshin vetëm në rast se paguanin për kartonin e tyre.
Kjo kundërshtohet nga Maget dhe Sembene, teksa deri tani nuk ka asnjë klub të gatshëm për të paguar Partizanin për blerjen e tyre.