100 milionë euro. Është ky çmimi i paguar nga miliarderi Jim Ratcliffe për të blerë skuadrën e Nice. Ekipi i drejtuar nga Patrick Vieira ndryshon kështu dimension.

Kurrë në të kaluarën një klub francez nuk ishte paguar kaq shumë. Lajmin e konfirmon e përditshmja Nice Matin. Në fakt Ratcliffe është njeriu më i pasur në Angli, me një pasuri që vlerësohet nga “Forbes” të arrijë në kuotën e 12 miliardë dollarë, që në muajt e kaluar kishte blerë edhe skuadrën e çiklizmit, “Sky”, tashmë “Ineos”.

Tratativa me pronësinë kineze dhe kuotën amerikane në minorancë, kishte nisur që në dimrin e fundit, pas ndryshimit të drejtuesve të klubit francez. Gjithsesi, mësohet se pas këtij operacioni rekord, në fakt qëndron pikërisht ish-presidenti Rivere.

Ambicia e Ratcliffe është që të transformojë Nice, në një skuadër të zonës së Champions League, që të mund të luftojë për fitimin e titullit ndaj PSG, të blerë nga emiri i Katarit në vitin 2011 për një shifër komplekse të fiksuar në afro 75 milionë euro./telesport/