Fermin Lopez ka zbuluar se sot mund të ishte lojtar i Real Madridit, por i ati ka penguar gjithçka duke mos i treguar për ofertat nga kryeqyteti spanjoll.
Kjo ka ndodhur para se mesfushori ofensiv të shpërthente te Barcelona, pra kur ishte ende thjesht një talent premtues, si shumë të tjerë në akademitë e futbollit.
Në një intervistë për 3CAT, 22-vjeçari theksoi se nuk do të tundohej kurrë, sepse dëshira e tij ka qenë vetëm Barcelona.
“Po, është e vërtetë që ka pasur interes nga Real Madrid, por im atë nuk më tregoi shumë. Edhe sikur të më kishte pyetur, unë do të kisha zgjedhur Barcelonën. Vetëm kjo skuadër ëndrra ime e madhe. Jam shumë i lumtur që e kam bërë ëndrrën realitet dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”./telesport/







