Me ne fund nje lajm i mire edhe per futbollin kavajas. Shume shpejt do te fillojne punimet per ndertimin e stadiumit te ri te ketij qyteti. Lajmin e ka bere te ditur per mediat vete presidenti i Beses Nexhat Bizhdili qe ka shpjeguar konkretisht edhe hapat qe do te ndiqen per kete gje.

“Më në fund kemi plan real e hapa konkretë lidhur me stadiumin. Kështu kanë kaluar fazat e para dhe në fund të nëntorit nis prishja e tij. Kujtojmë se stadiumi “Besa” është klasifikuar me DS/4 nga tërmeti i nëntorit 2019. Çfarë do të thotë, që duhet të ishte prishur me kohë… Sidoqoftë, rëndësi ka që kjo gjë do të ndodhë brenda këtij muaji.

Pas prishjes, në muajin mars pritet të nisë edhe faza e parë e rindërtimit të tij. Them faza e parë, pasi kapaciteti fillestar pritet të jetë 4500 vende, ku përfshihen dy tribunat qendrore dhe ato ballore. Do të ketë të gjitha kushtet për një stadium modern.

Mund të presë edhe takime ndërkombëtare të përfaqësueses sonë, pasi do të jetë i kompletuar edhe me infrastrukturën e jashtme apo një parking me mbi 500 vende përballë tribunës qendrore dhe asaj ballore, që sot shërben si treg i gjelbër për qytetin.

Në varësi të nevojave, parashikohet që të ketë hapësirë për të shkuar edhe në 9 mijë vende në total. Ndaj thashë “faza e parë”./SHKODRA-SPORT.COM/