Per Kristijan Vulajn duket se dite me te mira po vijne. Pas plot 6 muajsh te kaluar teresisht “ne erresire” sulmuesi shqiptar nga Tuzi dy ditet e fundit eshte tjetersuar krejtesisht ne stervitje,

Tek ai verehet nje gjendje emocionale krejt ndryshe dhe padyshim qe e ka bere ate qe te stervitet me me shume deshire. Largimi i trajnerit Josa nga pankina e Vllaznise ka qene si çlirim per te ngaqe ai e pat deklaruar se nuk e kishte ne planet e tij Vulajn.

Per kete arsye, nga tetori kur pat luajtur 45 minuta ne nje ndeshje kupe, u aktivizua edhe pak minuta pak kohe me pare ne ndeshjen e kthimit te kupes ndaj Partizanit. Vetem kaq dhe asgje me shume sepse “nuk mund te ndryshohej skema e lojes, per hater te Vulajt”.

Nderkohe me ardhjen ne pankine te Milotit dhe Sinanit, “Shkodra Sport” meson se te dy ata kane patur nje takim me lojtarin duke i bere te qarte se duhet te vazhdoje te stervitet fort sepse do te jete njelloj si lojtaret e tjere dhe kur ta shohin te arsyeshme ata, do te jete ne fushe.

Vete lojtari e ka te qarte se si pasoje e mosvleresimit nga ana e ish- trajnerit, gjendja e tij fizike mund te mos jete ne nivelin maksimal, por ka premtuar se do te stervitet fort per periudhen e mbetur te sezonit per te dhene me te miren per Vllaznine.

Skuadra kesisoj pritet te fitoje nje lojtar me shume ne organike dhe kjo padyshim qe e ka bere te ndihet mire Kristijan Vulajn, nje lojtar qe ka kontrate edhe sezonin e ardhshem me kuqeblute./SHKODRA-SPORT.COM/