Kukësi humbi dje në shtëpi 1-2 me Partizanin, për javën e 32 në Superligë. Sfida u dominua nga Demat e Mehmetit, që morën tri pikë me vlerë në luftën për Europën. Nga ana tjetër, dy ndeshjet në stadiumin e ri nuk kanë sjellë pikët e plota për Kukësin, me verilindorët që tanimë e shohin veten në vendin e katërt dhe me shtatë ndeshje pa fitore.

Trajneri Diego Longo do duhet të mendojë për duelin e radhës, atë të javës së 33-të. Kukësi luan të hënë në 9 maj kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Dueli merr vlerë duke parë se shkodranët luajnë të enjte (5 maj) me Dinamon dhe një fitore e tyre do nxirrte Kukësin në vendin e pestë.

Për Longon rifillojnë “dhimbjet e kokës” edhe nga mungesat. Ndreca dhe de Lucas janë jashtë, teksa italiani do duhet t’i zëvendësojë. Ndreca u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë, çka do thotë një javë pushim, ndërsa spanjolli mori karton të kuq.

Tashme duhet pare nese edhe shkodranet do te kene apo jo mungesa, megjithate ky nuk eshte justifikim per asnjerin ekip qe do te jape gjithçka ne fushen e lojes per ta fituar ate.