...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMe Vllazninë sot në stërvitje do bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë...

Me Vllazninë sot në stërvitje do bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë shkodranë

Ne stervitjen e pasdites se sotme te ekipit te Vllaznise do te kete me shume lojtare ne dispozicion te stafit teknik. Burime prane skuadres bejne te ditur se me te do te bashkohet portieri malazez Bojan Zogoviç. Ai ka mberritur dje ne Shqiperi dhe nuk ka mundur dot te luaje ne miqesoren ndaj Teutes.

Por perveç tij ne stervitjen e pasdites se sotme pritet te jene te pranishem edhe dy futbolliste te tjere, por kete here ato do te jene shkodrane.

Behet fjale per dy lojtare te cilet kane qene pjese e ekipit edhe sezonin e kaluar dhe duket se do te rinovojne serish kontratat me Vllaznine. Ata jane Behar Ramadani dhe Florind Bardulla.

Te dy ata kane qene disi te pafat sezonin e kaluar sepse kane patur shume demtime duke mos arritur te japin kontributin e tyre ashtu si duhet per skuadren. Megjithate demtimet duket se i kane lene tashme pas dhe do te jene te gatshem per te nisur pergatitjet per sezonin e ri.

Me ardhjen edhe te tyre, mesfusha e Vllaznise kompletohet edhe me shume dhe mund te thuhet me plot gojen se qendra e ketij reparti nuk ka nevoje per perforcime.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.