Enis Çokaj dhe Albi Doka janë përfshirë në formacionin e javës në Kroaci. Mesfushori i Kombëtares ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në humbjeN që skuadra e tij, Lokomotiva e Zagreb pësoi 3-1 nga Osijek në transfertë.

Futbollisti nga Kopliku Çokaj u largua nga loja në minutat e fundit me karton të kuq, por kjo nuk e ka penalizuar për të qenë në formacionin e javës.

22 vjeçari nga po luan sezonin e tij te trete ne Kroaci dhe padyshim qe ky pritet sezoni i tij sepse jo vetem po luan rregullisht, por edhe eshte shnderruar ne lider tek kjo skuader.

Në 11-shen titullare është edhe Albi Doka që bëri një ndeshje pozitive me Gorican. Mbrojtësi i Kombëtares dha asist në minutën e 70-të për Lovric që vulosi ndeshjen. Që të dy futbollistët kuqezi kanë marrë notën 8 nga Sofascore.