Ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit po luhet finalja e kampionatit te 17 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Shenkollit.

Ne tribunen VIP te ketij stadiumi nderkohe jane te pranishem edhe administratori i Vllaznise Suad Lici dhe donatori Alban Xhaferi.

Ky i fundit qe prej dites se djeshme eshte zyrtarisht donator i klubit shkodran dhe duket se po i qendron prane te gjithe ekipeve te tij.

Dje ka qene i pranishem ne stervitjen e ekipit te pare, sot ne finalen e ekipit U17 te Akademise se Vllaznise ndersa neser do te jete ne Korçe per te ndjekur ndeshjen e kuqebluve ndaj Skenderbeut.

Ai pervecse shpreson t’i dhuroje perveç mbeshtetjes morale e financiare, deshiron te jete edhe nje tifoz i zjarrte i te gjithe ekipeve kuqeblu.

Sa i takon finales se U17 qe po luhet tani, rezultati eshte ende 0-0 ne mes Vllaznise dje Shenkollit kur kane 25 minuta loje nga fillimi.