Silvio Zogaj bëhet me menaxher të ri. Sulmuesi shkodran është pjesë e Vllaznisë këtë sezon, ndërsa është bashkuar menaxherit të njohur Sokol Haxhiaj.

Ky I fundit është një nga menaxherët e sukseshëm në Itali dhe menaxhon futbollistë të tjerë shqiptar si Fili, Vajushi apo edhe Enriko Papa.

Ky është një hap përpara 22 vjeçari pasi shumë shpejt mund të bëjë hapin e madh në karrierë duke kaluar në një kampionat më të fortë.

Haxhiaj transferoi Filin disa muaj më parë te Botosani në Rumani dhe mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me Zogajn.

Këtë sezon me Vllazninë Zogaj ka luajtur në 22 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës duke shënuar 2 gola dhe një assist./newsport/