29 nentori i sotem duhej te ishte nje feste e madhe ne familjen Kalaja sepse pjestari i saj Valteri, do te mbushte 80 vjeç, por nuk ka qene e shkruar te ndodhte keshtu. Ish- basketbollit, trajneri dhe drejtuesi i SK Vllaznia nderroi jete ne shkurt te ketij viti.

Megjithate diten e sotme eshte momenti per ta kujtuar jo vetem familja por edhe i gjithe komuniteti i sportit Valter Kalajen ne pervjetorin e 80-te te lindjes se tij.

Ka lindur ne Shkoder me 29 nentor 1941 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me basketboll, nisur edhe nga te dhenat fizike. Ne moshen 18 vjeçare i eshte bashkuar ekipit te pare te Vllaznise perkrah emrave te tille si Esat Haxhi, Muhamet Sokoli, Vehbi Ademi, Luan Shatku, Skender Osmani, Renato Radojën, Filip Guraziun etj., si dhe përkrah bashkëmoshatarëve të tij si Zyhdi Çoba, Angjelin Shiroka, Gjon Tarri etj.

Karriera e tij si basketbollist nuk eshte shume e gjate, megjithate Valter Kalaja nuk do te largohej nga sporti i tij i preferuar, basketbolli.

Ne vitet ’80 d0 te merrte drejtimin e ekipit te femrave me te cilin arrin disa suksese, teksa veçohet vendi i parë dhe medaljet e arta në Spartakiadën e Katërt Kombëtare, atë të vitit 1979.

Nderkohe me pas do t’i besohej drejtimi i Klubit Sportiv Vllaznia, ku rolin e shefit te tij permbi nje dekade, sukseset e te gjithe ekipeve shkodrane kane qene te shumta. Figura e tij padyshim qe ze nje vend te rendesishem ne panteonin e sportit shkodran.
Gjergj KOLA