Distria Krasniqi nuk i ka kursyer lotët gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në xhudo për peshën deri në 48 kilogramë.

26-vjeçarja shqiptare arriti të fitojë të gjithë duelet, duke merituar të varte në qafë medaljen e artë.

Krasniqi u poziconua në shkallën më të lartë të podiumit dhe teksa nisu ekzekutimi i himnit, shpërtheu në lot.

Flamuri i Kosovës ishte më lart se ai i të gjithë kundërshtarëve dhe ky padyshim qe eshte nje sukses shume i madh per sportin e ketij vendi. Tashme e ka rradhen Majlinda Kelmendi per te perseritur te njejtin sukses.