HomeKRYESOREMEDIA ANGLEZE 'TREMB' SHQIPËRINË, ARMANDO BROJA MUND TË LUAJË PËR TRE LUANËT

MEDIA ANGLEZE ‘TREMB’ SHQIPËRINË, ARMANDO BROJA MUND TË LUAJË PËR TRE LUANËT

Armando Broja ka shkëlqyer deri tani me moshat e Chelsea-t dhe këtë gjë e tregojnë qartë edhe golat e ardhur nga këmbët e tij.

Madje në ndeshjen e fundit ishte pikërisht ai që i dhuroi 3 pikët bluve të Londrës kundër 23-vjeçarëve të Tottenhamit, duke bërë që Chelsea të marrë kreun. Sulmuesi shqiptar i ka provuar të gjitha grupmoshat e klubit anglez, ndërsa duket se edhe debutimi në ekipin e parë nuk do të vonojë nëse ritmi mbetet i tillë.

Broja aktualisht është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, por sipas “Goal.com” mundësia për të përfaqësuar Anglinë është e hapur. Kështu paraqitjet e mira që futbollisti shqiptar ka bërë deri tani mund të sjellin edhe një ftesë të Kombëtares së Tre Luanëve në drejtim të tij.

Një ofertë e tillë patjetër që do të shqetësonte ambientin kuqezi, pasi Broja shihet si e ardhmja e sulmit të Shqipërisë, duke parë talentin dhe aftësinë e tij para porte./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments