Lionel Mesi nuk ka marrë ende një ofertë nga PSG, por Parisi është në urë, zbulon media franceze “le10sport.com”. Sipas këtij burimi, oferta e vetme e marrë nga argjentinasi deri më tani është ajo e “City Football Grout”.

Pronari i disa klubeve në botën e futbollit, përfshirë edhe Mançester Sitin e Pep Guardiolës.

Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, që përfshin 2 vite te skuadra e Premier Ligës dhe 1 vit te Nju Jork Siti në MLS.

“Tri vite kontratë janë propozuar, dy vitet e parë te Mançester Siti dhe një vit tjetër te Nju Jork Siti në MLS”, zbulon media franceze. E gjithë bota e futbollit, është në ankth për të mësuar se ku do të jetë destinacioni i radhës i Leo Mesit.