HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMediat e bëjnë fakt të kryer: Gurishta e mbyll në Bullgari. Gati...

Mediat e bëjnë fakt të kryer: Gurishta e mbyll në Bullgari. Gati rikthimi në Shkodër

Erdenis Gurishta do të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti, me mbrojtësin që sapo ka mbyllur bashkëpunimin me CSKA 1948 Sofia, në Bullgari.

Gurishta u aktivizua me skuadrën bullgare në kampionat, kupë dhe në dy ndeshjet kualifikuese të UEFA Conference League.

29-vjeçari u largua verën e kaluar nga “kuqeblutë”, teksa do të firmosë kontratën e re me Vllazninë brenda 48 orëve të ardhshme.

“SuperSport” mëson se në Shkodër, ish-kapitenin e Vllaznisë e pret një kontratë 2-vjeçare për të vijuar karrierën në Shqipëri, në vendlindjen e tij.

Gurishta, me skuadrën “kuqeblu” ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë duke qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit te shkodranët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments