“Çmenduritë” e kësaj merkato vere, nuk kanë ende të përfunduar. Pas lëvizjes së Kutinjos drejt ekipit të Barcelonës, që u komentua gjerësisht në mediat europiane, tashmë pritet një tjetër lëvizje e bujshme. Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, një tjetër ekip anglez do të jetë protagonist kryesor në merkato, vetëm se tashmë duke afruar një lojtar dhe jo duke larguar, ashtu siç bëri Liverpuli në rastin e Kutinjos. Pep Guardiola është duke kërkuar liderin kryesor të Juventusit, Kielinin.
Tekniku i ekipit anglez e kërkon më ngulm në organikën e skuadrës, mbrojtësin italian, megjithatë ditët në vijim do të jenë të jenë vendimtare për të ardhmen e Kielinit. /vipsport/