Ndeshja mes Duddelanges dhe Tiranës kishte interes përtej Luksemburgut dhe Shqipërisë. Fituesi i këtij çifti do të përballet me shumë gjasa me rumunët e Cluj.
Këta të fundit janë më shumë sesa favorit në përballjen e tyre me Pyunik. Ndeshja e parë në transfertën armene, u mbyll me shifrat 0-0.
Ndërkohë, vërtet interesante është fakti se disa media në Rumani e kanë ngatërruar ekipin kryeqytetas, që luan në Champions League. Mediat sportive “Agerpres” dhe “Stiripesure” në pasqyrimin e tyre për rivalin e mundshëm të Cluj, e hapin titullin me: “Dudelange fiton ndaj Partizanit”.
Shpresojmë shumë që një ngatërresë e tillë, të mos ndodhë kur Vllaznia të luajë ndaj Universitatea Kraiovës, pasi ku i dihet…
Maringlen ZHIVANI