HomeFUTBOLLMediat skoceze kundër Xherrard, duhet t’i besojë Grezdës si titullar

Mediat skoceze kundër Xherrard, duhet t’i besojë Grezdës si titullar

Eros Grezda bëri një ndeshje të shkëlqyer disa javë më parë në kampionatin skocez të futbollit, ku shënoi dy gola përballë Modheruell, asistoi një herë dhe u shpall njeriu i takimit.

Por në dy ndeshjet e fundit, Xherrard nuk e ka aktivizuar yllin shqiptar dhe kjo është një zgjedhje e gabuar sipas mediave skoceze. Në shumë sondazhe dhe analiza para takimit të Rejnxhërs kundër Hearts në kampionat, shumë e duan Grezdën titullar.

Jo vetëm për faktin se 23-vjeçari bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Modheruell, por dhe për faktin se Kandeias është i dënuar me karton të kuq dhe nuk mund të luajë në krah të sulmit, rol që mund të mbulohet fare mirë nga Eros Grezda./ vipsport/

Ja çfarë shkruajnë mediat skoceze për Grezdën:

Eros Grezda (Sulmues i djathtë)

23-vjeçari ka shënuar një dopietë herën e fundit që e nisi titullar për Rejnxhërsin, në fitoren 7-1 kundër Modheruell. Nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit, por me shumë gjasa do të luajë në vend të Kandeias, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e rëndësishme kundër Vilareal këtë javë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments