Pas tetë javeve të Kampionatit Spanjoll, Real Madrid mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në La Liga, por ka pakënaqësi në rritje me trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Sipas mediumit Don Balon, Fiorentino Perez me padurim po kërkon një zëvendësim për ekspertin francez, vetëm shtatë muaj pas kthimit të tij në Santiago Bernabeu.

Një ndeshje kryesore për fatin e Zidane-s në Real do të ishte Clasico me Barcelona fundjavën e ardhshme, por pasi gjithnjë e më shumë duket se ndeshja do të shtyhet për në dhjetor, francezi është i sigurt në drejtimin e mbretërve për të paktën disa javë.

Don Balon pretendon se Perez është i kënaqur me rezultatet dhe aktualisht është renditur i pari në Kampionat, por jo me lojën dhe situatën në Ligën e Kampionëve.

Humbja e rëndë në Paris (3-0) në dy raundet e para të Ligës së Kampionëve dhe mezi shpëtoi një pikë në shtëpi kundër Club Brugge (2: 2), si dhe mos inkuadrimi më i madh i Vinicius Junior, i cili shihet si e ardhmja e klubit në Madrid dhe James Rodriguez, janë disa nga arsye që kanë shtyrë Perez të kontaktoj me Jose Mourinho, i cili drejtoi Realin nga 2010-2013.

Në të vërtetë, presidenti i Realit thuhet ti ketë kërkuar Mourinhos që të mos pranonte asnjë ofertë nga klubet e tjera për ca kohë, sepse donte ta shihte përsëri në Madrid.