Elseid Hysaj është shënjestra e fundit e transferimit në skuadrën e Seviljes. Këtë e raporton e përditshmja spanjolle “Estadio Deportivo”, ku theksohet se shkodrani nuk është i vetëmi që kërkohet nga Seria A. Kontrata e shqiptarit skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Monchi, drejtori sportive i skuadrës së Seviljes është duke punuar për një transferim tjetër të cilin për momentin nuk e bën të ditur. Madje, spanjollët dijnë shumë për Hysajn. Sezonin e kaluar, ai luajti 35 ndeshje dhe filloi 30 prej tyre si titullarë.

Këtë vit, edhe pse ka ende disa ndeshje për të luajtur, ai ka bërë vetëm 15 paraqitje dhe filloi vetëm 12 nga minuta e parë si titullarë. Kjo mund të bëj që ai të transferohet në “La Liga”, ndonëse ofertat e tjera nuk I mungojnë, nga kampionate të njohura të Europës si edhe është Premier Liga angleze.

Nëse e marin këtë verë ata duhet që të shpenzojnë 13.8 milionë, orë, ndërsa për të minimizuar shpenzimet, andaluzianët mund të përfshijnë në këtë tratativa edhe një prej lojtarëve të tyre siç edhe është Lopez./Vipsport/