FIFA dhe organizatorët e Kupës së Botës, janë përfshirë në një skandal, që ka lidhje me manipulimin e testeve anti-doping për lojtarët e kombëtares ruse.

“Daily Mail” e ka zbuluar këtë skandal, duke shkruar se FIFA dinte gjitha që 18 muaj më parë.

Prestigjiozja britanike sjell fakte të reja në lidhje me këtë skandal, që është mbuluar nga shteti rus, në bashkëpunim me organin më të lartë të futbollit botëror.

Detajet e reja kanë të bëjnë me informacionin se si Ministria Ruse e Sporteve manipuloi testin pozitiv të njërit prej lojtarëve të kombëtares ruse, duke ndryshuar urinën e tij me një kampion të pastër. Ka dëshmi se urina e Ruslan Kambolov u ndërrua me një mostër tjetër të pastër.

Pas ecurisë së mirë të Rusisë janë ngritur dyshime në lidhje me pastërtinë e lojtarëve të saj. Në shkrimin e saj, “Daily Mail” shkruan se FIFA ka pasur prova për mbulimin e këtij skandali që 18 muaj më parë dhe se nuk ka bërë asgjë.

Shkalla e korrupsionit duket vërtet e madhe dhe 155 rastet e dopingut të futbollit rus duket se janë vetëm “maja e ajsbergut”.

Priten zhvillime të reja, por natyrisht që bëhet fjalë për një skandal të përmasave të mëdha.  / Vipsport/