Tuesday, March 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMegi Doçi e shkëlqyeshme. Shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1...

Megi Doçi e shkëlqyeshme. Shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1 Shqipërisë ndaj Malit të Zi

Dy golat e Megi Doçit i kanë dhënë fitoren kombëtares shqiptare ndaj Malit të Zi në sfidën e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Nikshiqit. Sulmuesja e Vllaznisë është treguar edhe njëherë tjetër e shkëlqyer duke treguar më së miri vlerat e saj edhe me fanellën kuqezi ku po ashtu mban shiriten e kapitenes.

Sfida ka patur rivalitet dhe në pjesën e parë pavarësisht rasteve të krijuara, ajo është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0. E dyta do të jetë krejt ndryshe. Në ’64 është Doçi shumë pranë golit por topi i gjuajtur prej saj grushtohet nga portierja malazeze mbi vijën fatale.

Tre minuta më vonë është Mali i Zi që kalon i pari në avantazh me anë të futbollistes Kuç, por tre minuta më vonë Shqipëria barazo. Qëndresa Krasniqi bën gjithçka mirë nga e djathta, fut një top në qendër të zonës, aty ku Doçi gjuan saktë dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 76-të është sërish Doçi që tregon klasin e saj.

Ajo ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe e ka dërguar topin mbi mur dhe më pas direkt në rrjetë. Përfundimisht 2-1 për kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Armir Grima e cila e nis me fitore serinë e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2027. Të shtunën Shqipëria do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” kombëtaren e Sllovakisë, ku padyshim që do të tentojë një tjetër fitore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments