Shqipëria e vajzave regjistroi një triumf fantastik në ndeshjen e dytë ndaj Ishujve Faroe e vlefshme për turneun “Visit Malta Trophy”. Vajzat kuqezi fituan në stadiumin “Tonny Bezzina” me rezultatin e thellë 3-0 dhe bindën me lojë dhe rezultat.

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Ishujve Faroe: Antigona Hyska (GK), Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Ezmiralda Franja (C), Matilda Gjergji, Luçije Gjini, Fortesa Berisha, Eriola Deliaj dhe Arbenita Curraj. Siç shikohet, plot 7 futbolliste nga keto te formacionit baze ne kete ndeshje jane te Vllaznise e pikerisht Bajraktari, Maliqi, Franja, Gjergji, Gjini, Curraj dhe Berisha.

Nderkohe pjese e formacionit baze ne kete miqesore kane qene edhe dy futbolliste te tjera shkodrane, pikerisht Alma Hilaj qe luan ne Itali me ekipin e Comos dhe Armera Tukaj qe eshte pjese e Apolonise.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Shqipërinë që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të me sulmuesen e Vllaznise Fortesa Berishën. Edhe në minutat në vijim vajzat kuqezi dominuan lojën por pa mundur të shënonin sërish.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria realizoi edhe dy gola të tjerë. Fillimisht në minutën e 61 me Djellza Istrefajn, e cila u aktivizuan në pjesën e dytë. Ndërsa pesë minuta më vonë Armera Tukaj shënoi edhe golin e tretë duke vulosur përfundimisht fitoren ndaj Ishujve Faroe.

Deri në fundin e sfidës trajneri Armir Grima kreu disa zëvëndësime duke i dhënë mundësinë të gjitha vajza për t’u aktivizuar në këtë turne.Shqipëria e vajzave zhvilloi dy ndeshje në turneun “Visit Malta Trophy” dhe regjistroi një humbje ndaj Bjellorusisë dhe një fitore ndaj Ishujve Faroe.