Donald Mëllugja është një nga protagonistët e Bylisit në këtë fillim kampionati pasi ka qenë titullar i padiskutueshëm në radhët e skuadrës së Dovedan duke spikatur me lojën e tij, në deklaratën pas ndeshjes për “SuperSport”, ai e pranoi edhe vetë se nuk e kishte menduar se do të ambientohej kaq shpejt me Superioren e që Bylis të bënte një lojë kaq të mirë.
“Ndjehem shumë mirë, kemi bërë kampionat shumë të mirë. Duhet të ecim para e kemi bërë shumë rrugë. Kemi pasur mungesa, e ndjehet. Jo që e merituam 100% fitoren se edhe Vllaznia luajti, por e merituam 90%
Ne do të vlerësojmë çdo kundërshtar si nga fillimi, deri tani. Nuk di si do të na vlerësojnë, por as sot nuk na toleroi kush.
Nuk e pritja këtë ecuri, e mendoja më të vështirë Superioren. Me minutat në këmbë po rritem gradualisht, nuk jam si në ndeshjen e parë. Besoj se do të jap më të mirën për këtë skuadër.
Nuk di a do të kemi premio, por besoj që do të kemi se po bëjmë kampionat që asnjë nuk ia merrte mendja. Në këto momente meritojmë vetëm respekt, se nuk është rastësi që jemi këtu.
Shokët më ngacmuan se është hera e parë që dal në TV, kam pak emocione e mezi po presin të bëj gabim”, tha Mëllugja duke qeshur. /vipsport/