Ardian Ismajli është rikthyer nga dëmtimi që kishte pësuar, i cili e detyroi atë që të kryej dhe një operacion. Mbrojtësi i Kombëtares, që debutoi me ngjyrat kuqezi në ndeshjen ndaj Skocisë, ka “shpërthyer” ditën e djeshme pas fitores 2-0 në miqësoren ndaj Dinamos së Bukureshtit.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ai ka shkruar: “Dikush ishte i lumtur ku unë bëra operacionin dhe mendonin se unë nuk do të kthehesha përsëri, por tani jam më i fortë se kurrë më ndihmën e Zotit. Ne vazhdojmë”.

22-vjeçari momentalisht luan në kampionatn kroat me skuadrën e Hajdukut të Splitit dhe deri më tani po bën një sezon mjaft të mirë. Ismajili do të ketë në skuadër edhe lojtarin kuqezi Tahiraj, që i’u bashkua skuadrës gjatë kësaj merkatoje, nga kampionati slloven.