Ardian Mema, ish-trajneri i Tiranës ka folur për fitoren e sotme të bardhebluve. Në Sport News me Daljana Sejdia, Mema ka treguar se sot Tirana mund të fitonte edhe 6-0 për atë çka prodhoi fusha. Kujtojmë se për javën e 18-të, Tirana fitoi 4-0 kundër Kukësit me dopietë të Xhixhës dhe Seferit.

“Nuk e prisja që të fitonte 4-0 sepse Kukësi ka treguar se është një ekip me vlera. Tirana kishte të katërt golat fotokopje. Fitimi i topit në mesin e fushës dhe ftonin më pas Xhixhën dhe Seferin.

Ndeshja mund të mbaronte 6-0. Tirana e lexoi mirë ndeshjen. Nuk e kuptoj si skuadra e Kukësit s’e kuptoi se nga vinin golat. Tirana bëri detyrën, gjeti një ekip jo në ekuilibër. Tirana e bëri shumë të thjeshtë sot.

Nëse Kukësi luan si sot, humbet me cilindo ekip. Musta luan në sulm, e njëjta gjë edhe me Hilën jashtë pozicionit”, tha Mema.