Liridon Leci i ka dhënë fund karrierës si futbollist. 36-vjeçari ka “varur këpucët në gozhdë”, pas më shumë se dy dekadash. Lëndimi i fundit ia pamundëson atij të vazhdojë karrierën.

Leci gjatë karrierës së tij është aktivizuar plot 5 sezonesh edhe në Kategorinë Superiore, duke mbajtur veshur fanellën e Elbasanit, Flamurtarit, Besës së Kavajës, Vllaznisë dhe Kastriotit. Bëhet fjalë për sezonet 2005-2010.

Në total, mbrojtësi regjistroi 38 paraqitje në elitën e futbollit shqiptar, ku arriti të realizonte edhe 2 gola. Leci gjithashtu ka arritur të luajë edhe 4 herë në kualifikueset e Ligës së Europës si dhe në ato të Champions-it, ku gjeti 2 herë rrugën e rrjetës.

“Para se të më lërë mua futbolli, e lash unë atë. Është një vendim i vështirë, jam i mërzitur pasi kam luajtur për më shumë se dy dekada. Por, dhimbjet në këmbë ma pamundësojnë të vazhdoj”, shprehet Leci, i cili e zbuloi vendimin për t’i thënë “stop” karrierës si futbollist.