Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, ka folur në një intervistë ku ka treguar për karrierën e tij futbollistike dhe si nisi çdo gjë dhe se cila ishte arsyeja që ai zgjodhi rrugën e futbollit.

“Ishte në mendjen e prindërve të mi. Ata donin që unë të bëhesha futbollist. Në fillim ishte vetëm një lojë, por prindërit ma futën në mendje se unë duhet të bëhesha një elitë. Punova shumë dhe kështu vazhduam”, u shpreh Keidi Bare.

Gjithashtu Bare foli dhe për Espanjolin dhe për fjalët që kanë thënë fansat: Jemi luftëtarë të Keidi Bares. “Është një klub special dhe jam krenar për çdo gjë këtu. Më pëlqen shumë shprehja e tyre, e kam dëgjuar shpesh”.

Mesfushori shqiptar gjithashtu foli dhe për derbin me Barcelonën kur u zëvendësua dhe u duartrokit nga tifozët: Do ta mbajë mend për gjithë jetën. Tifozët më dhuruan shumë dashuri. Familja ime nuk e besoi dot, nuk mund as të nxirrnin telefonin për të më regjistruar”, përfundoi Bare.