UEFA ka bërë publike renditjen historike të skuadrave evropiane, në bazë të paraqitjeve në Kupat e Europës lidhur me 10 vitet e fundit. Për hërë të parë, Inter kalon kushërinjtë e Milan në renditje. Zikaltërit janë në vendin e 26 në këtë listë, teksa kuqezinjtë në të 27.
Renditja merr në konsideratë rezultatet e arritura në kupat evropiane në dhjetë vitet e fundit, duke caktuar një pikë për çdo sezon të cilit i shtohen ‘pikët e titullit’ , të cilët marrin parasysh numrin e trofeve të fituara nga klubet në Europë në historinë e tyre (Milani ka 42, Interi 21).
Veç këtij detaji, në 10 emrat e listuar të parët, Juventus është në vendin e katërt sa i takon skuadrave nga Italia. Prin Real Madrid, e ndjekur nga Bayern dhe Barça.
Renditja dhe pikët e 10 skuadrave të para:
Real Madrid – 355 pikë (19 shtesë në 2021/22)
Bayern Munich – 316 pikë (22 shtesë në 2021/22)
Barcelona – 280 pikë (9 në 2021/22)
Juventus – 249 pikë (19 në 20/ 22)
Chelsea – 235 pikë (18 në 2021/22)
Atletico Madrid – 230 pikë (14 pikë në 2021/22)
PSG – 229 pikë (19 në 2021/22)
Manchester City – 212 pikë (19 në 2021/22)
Manchester United – 207 pikë (17 në 2021/22)
Liverpool – 205 pikë (23 në 2021/22)