Pas Safet Osjes, Gilman Likes e Ersi Çakut, nje tjeter trajner i shtohet Akademise Basania. Behet fjale per Ardit Gjelajn i cili prej dites se sotme eshte bere pjese e saj.

Lajmi behet i ditur nga drejtues te “Basania FC” sipas te cileve, Gjelaj do te drejtoje ekipin U13 te kesaj Akademie, por njekohesisht do te beje edhe detyren e zevendestrajnerit tek ekipi U15.

Gjelaj ne kete menyre nga sot ka nisur nje aventure te re, pas 5 viteve te kaluara tek “Labeat” dhe ku eshte dalluar per punen e mire te bere me moshat e ndryshme.

“Basania FC” kesisoj e ka plotesuar edhe me shume organiken e saj me trajneret e duhur dhe tashme kane nisur pergatitjet per seleksionimin e elementit dhe berjen gati per nisjen e sezonit te ri.

Presidenti Ermir Shimaj duket shume ambicioz ne projektin qe ka nisur nje vit me pare dhe ne kete vit te dyte padyshim qe do te synoje edhe me shume arritje dhe kuptohet qe me stafin e perzgjedhur, kjo eshte mese e mundshme./SHKODRA-SPORT.COM/