Ardian Mema ka analizuar sot në “Sport News Plus” situatën e skuadrave në javën e fundit në Superiore. Ai është ndalur te fitorja e Partizanit duke mos e cilësuar shumë bindëse, por edhe te barazimi i Tiranës që ka humbur pak nga shkëlqimi i javëve të kaluara.

Largimi i Martinit – “Është më i suksesshmi në këto dy vite në Shqipëri. I ka mundur rivalët e vet edhe pse ne kur bëjmë analizë konstatojmë gjëra që nuk na pëlqen, por është realitet. Unë nuk kam parë askund si në Shqipëri që drejtori teknik të ulet në pankinë e gërthasë më shumë se trajner. Le të marrim shembull Igli Taren, drejtori sportiv ulet pranë presidentit”.

Situata e Partizanit – “Partizani nuk kishte raste ndaj Teutës. Fitoi po nuk më bind me lojën e tyre. Ne futboll pastaj ke edhe fatin nga pas. Partizani pati pak fat këtë radhë. Jam skeptik si do të vazhdojë Partizani, nëse do të ketë ecuri që të japë shpresë te loja se ajo të jep garanci për të gjithë. Por është ekip që nuk jep asnjë lloj garancie. I vetmi ekip që bën merkato në janar është Partizani”.

Kriza e Tiranës – “Ndoshta ka lënë shije të keqe ajo ndeshje me Kukësin se me Dinamon meritonte kualifikimin. Por të kesh hap kampioni duhet të bësh mirë llogaritë me çdo ekip, aq me tepër me ata nën nivelin tënd. Mendoj se Tirana në këtë ndeshje nuk ka qenë vetja e vet se shoh shumë lëvizje në formacion, shumë lojtarë ndërrohen gjatë gjithë kohës.

Shoh edhe ndryshime skemash gjatë lojës, ndoshta ka sjellë disekuilibër, Ngo e Seferi nuk është se po bëjnë ndonjë lojë të mirë. Ekipi nuk po shprehet si pati kulmin e vet se pati atë që fitoi me shumë ekipe, Mund të kthehet se Tirana ka potencialin dhe ka lojtarë të mirë në gjirin e vet. Xhixha i ka prishur shumë punë. Bëhet fjalë për një ekip që këto janë elementët e mirë të ekipit dhe nëse ke mungesa ke edhe probleme”, tha Mem