Vllaznia e ka nisur mirë sezonin. Shkodranët pas 10 ndeshjesh kampionat, rënditen në vendin e 3-të dhe kanë grumbulluar 16 pikë. Kjo skuadër ka shënuar 18 gola, ndërsa ka pësuar 14. I ftuar në Skaner, në Mcn TV është trajneri i ekipit nga Shkodra, Thomas Brdariç, një nga ata që po punon shumë që ekipi të shkojë drejt suksesit. Brdariç flet për çështje të brendshme të skuadrës që drejton, objektivat dhe problematikat e ndryshme.

“Si Tirana ashtu edhe Kukësi meritojnë vendin ku janë. Kanë bërë përformanca shumë të mira në këto 10 javë. Sekreti dhe formula janë që ta mbash këtë përformancë. Janë shumë ekipe që janë të afta për t’u rritur akoma më shumë. Do të duhen pikë, nëse do titullin. Kemi lënë jo pak pikë. Kemi qënë kompetitiv dhe të aftë për të zgjidhur ndeshjet. Ka pasur raste që kemi qënë konfuzë.

Ishte punë e madhe të fitosh ndaj Laçit. Një fitore e tillë ishte shumë e nevojshme. Natyrisht, duhej që të mbylleshin disa hapësira. Ne duhet të vlerësojmë momentin. Nuk po fluturojmë. Kjo është ajo që na mban konfident. Nuk mund të ju jap një përgjigje të saktë sa i përket titullit. Për mua ka rëndësi situata aktuale. Për mua kjo është një situatë e mirë. Shumë lojtarë janë përfshirë në këtë ekip

Ju më dëgjuat mua që them se jemi për titull? Kur më pyesni, unë mund të them që mund të mundim çdo skuadër. Kjo është një ndjesi e mirë për ditur diçka të tillë. Nuk është kampionat i thjeshtë. Mendoj se duhet të duroni” – tha ai./newsport/