Shqipëria do të luajë kundër Arabisë Saudite në 26 tetor.

Reja ka publikuar listën ku pjesa dërrmuese e lojtarëve do të jenë nga Superiorja.

Ndërkohë Report TV raporton se kjo miqësore nuk do të transmetohet në asnjë televizion dhe do të luhet pa tifozë.

Arsyeja është Arabia Saudite e cila luan në Botëror dhe do të jetë e panjohur për rivalët e saj në grup, pa zbuluar shumë për ta.